0Përgatitjes dhe realizimit të detyrimeve për rivendosjen e mjedisit detar të vendeve Balltike i kushtohet "Samiti ekologjik i veprimeve për Detin Balltik-2010" në Helsinki. Rusinë e përfaqëson në të Kryeministri Vladimir Putin. Siç njoftuan në shërbimin informativ qeveritar, në samit Vladimir Putin do të tregojë për aspektet ekologjike të ndërtimit të gazsjellësit "Nord Stream". Projekti tashmë e ka siguruar lejen nga të gjitha vendet: Danimarka, Suedia, Finlanda, Rusia dhe Gjermania, nëpër ujërat e të cilave do të kalojë gazsjellësi. Ka mbetur vetëm marrja e lejes së dytë nga Finlanda.