0Veprimet e Teheranit, duke përfshirë këtu edhe fillimin e punimeve për pasurimin e uraniumit deri në 20%, po venë seriozisht në dyshim konfirmimet e tij, se ai nuk synon prodhimin e armës bërthamore, deklaroi Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikollai Patrushev. Sipas fjalëve të tij, "gjashtëshja" e ndërmjetësve ndërkombëtarë i përmbahet pozitave të ndryshmeve. Disa dalin për vendosjen e sanksioneve kundër Iranit, situata rreth tij po acarohet, por megjithatë është e rëndësishme arritja e rregullimit të procesit, tha Nikollai Patrushev. Ai kujtoi, se Rusia del për zgjidhjen me rrugë diplomatike të problemit, dhe i bëri thirrje Teheranit për bashkëpunim të hapur me ANEA.