Zëri i Rusisë Përfaqësuesja e tenisit për femra të Rusisë e ruajti vendin e dytë në rejtingun e Kupës së Federatës, njofton site zyrtar i ndeshjeve. Dje, ruset në Beograd i rrëmbyen fitoren skuadrës së Serbisë në dyluftimin e çerekfinales me rezultatin 3:2. Vendin e parë në rejting e zuri kampionia aktuale-kombëtarja e Italisë. Në pesëshen e skuadrave më të mira kombëtare hyjnë gjithashtu përfaqësueset e SHBA, Çekisë dhe Spanjës.