0Në Ukrainë janë numëruar më shumë se 95% e fletë votimeve. Distanca midis Viktor Janukoviçit dhe Julia Timoshenkos përbën 2,09 %. Liderin e Partisë opozitare të Rajoneve e mbështesin 48,23 % e zgjedhësve, kurse Kryeministren aktuale 46,14 %. Përfaqësuesit e KQZ shprehen, se të dy kandidatët kanë ende distancë. Ithtarët e Janukoviçit do të mblidhen përpara ndërtesës së KQZ në Kiev. Atje do të fillojë mitingu dhe një koncert i madh. Ithtarët e Timoshenkos paralajmëruan se në rast të fitores së Janukoviçit ata kanë ndërmend të denoncojnë në gjyq rezultatet e zgjedhjeve.