0Në Kazan (qytet pranë brigjeve të lumit Vollga), në vendlindjen e basit të famshëm rus Fjodor Shaljapin do të hapet Festivali Ndërkombëtar i cili i kushtohet 137 vjetorit që nga dita e lindjes së këngëtarit. Rreth 40 artistë nga vende të ndryshme mbërritën për pjesëmarrje në këtë festival. Midis tyre janë edhe rusi Juri Neçajev dhe Irina Makarova, Boris Stacenko nga Opera Gjermane në Rejn, si dhe tenori më i mirë i Italisë Alekssandro Safina. Në debutimet e tyre do të tingëllojnë arie nga veprat klasike ruse dhe të huaja, të cilat në kohën e vet i pat interpretuar me mjaft sukses Shaljapini famoz.