0Në Ukrainë sipas rezultateve të numërimit të më shumë se 91 % të votave, kryeson Kreu i Partisë opozitare të Rajoneve Viktor Janukoviç. Distanca e tij nga Kryeministrja Julia Timoshenko përbën 2,63 %, njoftuan në KQZ. Sipas të dhënave të fundit, Janukoviç ka grumbulluar deri tani 48,52 vota, Timoshenko 45,82 %. Përfundimet e fundit të zgjedhjeve do të shpallen më 17 shkurt. Ky është afati i fundit, njoftoi për gazetarët Zëvendëskryetari i KQZ së Ukrainës Andrei Magera. Moska është e gatshme të punojë me cilindo president që do të zgjidhet nga qytetarët e Ukrainës, deklaroi të dielën Ambasadori rus në Kiev Mihaill Zurabov.