Zëri i Rusisë Të gjitha pikat e votimit në territorin e vendit u mbyllën më 20.00 sipas orës lokale (më 21.00 sipas orës së Moskës). Viktor Janukoviç grumbulloi 49,6% të votave të zgjedhësve, kurse Kryeministrja aktualisht vepruese Julia Timoshenko 44,6%. Këto janë të dhënat e exit-polls të "SOCIS", të zhvilluara me kërkesën e kanalit televiziv "INTER". Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë rezultuan transparente. Komuniteti ndërkombëtar duhet të njohë fituesin e tyre, u  shpreh Kryetari i delegacionit të vëzhguesve të Asamblesë Parlanetare të Këshillit Europian (OSBE).