Zëri i Rusisë  

Ne i propozojmë vizitorëve të site tonë intervistën e korrespondentit tonë Mihaill Kurrakin me Konsullin e nderit të Ukrainës në qytetin Leipzig, ish deputeten e Bundestagut nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë Elena Hoffman. Cilat do të jenë, sipas mendimit Tuaj, qendrimet kryesore të administratës së re ukrainase ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, në NATO dhe në institute të tjera politike ndërkombëtare? "Kjo pyetje duhet ti drejtohet jo vetëm palës së administratës ukrainase të presidentit të ri. Mua më duket, se BE, por edhe NATO, këto kohët e fundit kanë deklaruar se pranimi i Ukrainës në këto organizata nuk është real aspak real në një kohë të afërt. Zyrtarisht, sigurisht, justifikohen gjatë kësaj me argumentin se Ukraina nuk ka arritur ende nivelin e caktuar, nivelin përkatës, as politik dhe as ekonomik. Por këto janë vetëm justifikime. Ne mund të analizojnë pranimin e vendeve Pranëballtike në këto organizata dhe atëhere do të kuptojmë se këto janë vetëm justifikime dhe asgjë më shumë. Shkaqet e kësaj duhet të kërkohen në njëfarë mënyre edhe tek Rusia. Dhe në një situatë të tillë, sipas mendimit tim, për Ukrainën është, thjesht, e domosdoshme të ketë një politikë shumëvektoriale. Për nga pikëpamja ekonomike Ukrainës i duhet të shfrytëzojë edhe ato lidhje ekonomike që shkojnë në drejtimin e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik. Ti shfrytëzojë për nga pikëpamja ekonomike këto tregje, sepse tregjet perëndimore për Ukrainën vazhdojnë të mbeten të mbyllura pothuajse në të gjitha sferat e ekonomisë. Meqenëse në shumë fusha të ekonomisë Ukraina nuk është vend me aftësi konkurruese për tregjet perëndimore. Dhe prandaj duhet të shfrytëzohet nga ajo ky vektor, vektori lindor, pra, vektori ekonomik për arritjen e stabilizimit ekonomik në vend. Meqë ra fjala, vendosja e marrëdhënieve miqësore me Rusinë është e rëndësishme jo vetëm për Ukrainën, por edhe për gjithë botën perëndimore. Ç'është për të ardhur keq, demokracisë së vjetër iu desh shumë kohë për të kuptuar se sa të rëndësishme janë edhe për vendet perëndimore marrëdhëniet miqësore midis Ukrainës dhe Rusisë. Por për një kohë mjaft të gjatë, duhet thënë, se bota perëndimore i ka hedhur benzinë zjarrit gjatë lindjes së konflikteve në dukje mëse tradicionale, për shembull, të tipit të atij që shpërtheu në vigjilje të vitit të ri. Domethënë nuk pati kurrëfarë ndërmjetësie në këtë. Po e theksoj edhe një herë, sipas pikëpamjes sime, Ukrainës i duhet tashmë gjatë gjithë kohës pasuese të zërë një pozitë shumëvektoriale me qëllim që të mos humbasë lidhjet ekonomike, si dhe ato politike me botën e vjetër, që të rregullojë marrëdhëniet reciproke, të shfrytëzojë teknologjitë e reja, të aplikojë në vend përdorimin e teknologjive inovative me ndihmën e marrëdhënieve të ndërsjellta me botën demokratike në Perëndim. Në të njëjtën kohë Europa si treg i përgjithshëm, duket fare qartë, se ka arritur tashmë kufijtë e vet. Unë mendoj, se në të ardhmen do të ngrihet për shqyrtim, dhe presupozoj në një të ardhme të afërt, çështja që ka të bëjë me krijimin e tregut unik europianolindor ose ndoshta bile dhe tregut të përgjithshëm aziatikolindor. Se cilët lojtarë do të  hyjnë në këtë ekip, vetë koha do ta tregojë. Shumë gjëra do të varen, sipas mendimit tim, nga ajo se në ç'mënyrë do të sillet Bashkimi Europian pas zgjedhjeve të presidentit të ri në Ukrainë. Kurse sipas mendimit të Kryetarit të Komitetit zgjedhor të Ukrainës Aleksandër Çernishenko, çështja mbi anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe në NATO ose mbi qendrimet në lidhje me këtë çështje të të dy kandidatëve për president nuk është aspak e njëkuptimshme. Zoti Çernishenko mendon se edhe Janukoviç, edhe Timoshenko nuk janë kundër anëtarësimit në NATO. Vetëm se të dy ata do të apelojnë tek populli në këtë rast. Në qoftë se shumica do të dalin pro referendumit, atëhere gjatë drejtimit të Janukoviçit do të vihet në jetë ideja mbi atë, se Aleanca tani nuk e mbështet fort Ukrainën, kurse Julia Tomoshenko, sigurisht, që lidh shpresa të mëdha me Perëndimin. Por eurointegrimi i Ukrainës për çdo rast është punë e një të ardhmeje jo të afërt.