Zëri i Rusisë Problemi kryesor i NATO-s është synimi në rritje "për të vepruar globalisht", por gjatë kësaj ekziston si dhe më parë dëshira "për të menduar lokalisht"- për të marrë vendime në kuadrin e Aleancës pa marrë parasysh interesat e partnerëve, ndër të tjera edhe ato të Rusisë. Për këtë deklaroi gjatë fjalës së marrë në Konferencën e 46-të ndërkombëtare për problemet e sigurimit në Mynih Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore të Rusisë për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov. Kjo situatë, vuri në dukje Kosaçov, çon në "humbjen e efektivitetit" dhe në "gabime të mëdha" në veprimtarinë e NATO-s dhe "shkakton preokupimin e Rusisë". Si shembull ilustrativ parlamentari rus përmendi situatën në Afganistan dhe në Kaukazin e Jugut.