0Nënshkrimi i Traktatit mbi sigurinë europine është tejet i domosdoshëm sepse do të lejojë kapërcimin e mendimit të bllokut të epokës së "luftës së ftohtë", do të sigurojë cilësi të re të besimit reciprok dhe do të lejojë përqendrimin në kërcënimet reale dhe jo në ato fantazuese, deklaroi Kreu i MPJ së Rusisë Sergei Lavrov në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Mynih. Parimi i sigurisë së pandashme në OSBE nuk po funksionon, mendon ministri. Kjo gjë, sipas fjalëve të tij, konfirmon bombardimet e Jugosllavisë në vitin 1999 dhe ngjarjet në Kaukaz në gusht të vitit 2008. Pas përfundimit të periudhës së "luftës së ftohtë" vendimi u miratua në interes të zgjerimit të NATO, dhe që do të thotë jo vetëm ruajtje e linjave që ndan Europën në zona me nivel të ndryshëm të sigurisë, por dhe zhvendosje e tyre në Lindje, vuri në dukje Sergei Lavrov.