0Kompanitë "Gazprom", Total dhe Statoil i shtynë afatet e përvetësimit të vendburimit Shtokmanov i ndodhur në Detin Barenc edhe për tre vite të tjera, njoftoi Kompania Shtokman Developement. Më parë, u supozua, se furnizimet e gazit nga vendburimi nëpërmjet gazsjellësit do të fillojnë në vitin 2013, kurse në vitin 2014 do të fillojë eksporti i gazit të lëngëzuar natyral. Burimi Shtokmanov konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në Rusi, por përpunimi i tij është tejet i vështirë për shkak të kushteve klimatike.