Zëri i Rusisë  

 

Pavarësisht se me çfarë rezultati do të përfundojnë zgjedhjet e 7 shkurtit, Rusisë do ti duhet të jetojë me një fqinje të re. Ukraina do të ndryshojë në mënyrë radikale. Ne nuk kemi aspak ndërmend, si i thonë fjalës, të tërheqim nga bishti luanin e ngordhur. Por mbështetja e papërfillshme e Presidentit Viktor Jushenko nga ana e elektoratit është shenjë e qartë e asaj, se modeli aktual politik dhe ekonomik i Ukrainës u hodh poshtë, u refuzua nga popullsia. Shumica kërkon me vendosmëri ndryshime rrënjësore.

Dhe kjo gjë nuk të habit aspak: cektësia mendjelehtë, e shpenguar dhe mungesa e një logjike të perceptueshme në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe politik e çuan praktikisht vendin drejt katastrofës, para së gjithash, asaj ekonomike. Ndërsa kjo, ndërkohë që duhet thënë se problemi nuk qendron aspak tek marksizmi, mund të sjellë edhe në tragjedi sociale.

Të dielën e afërt në Ukrainë do të zgjidhet presidenti i ri. Ne nuk mund të parashikojmë me saktësi 100% se cili kandidat konkret i garës elektorale do ta zerë këtë post, megjithëse shumica e vëzhguesve mendojnë se president do të bëhet Viktor Janukoviç. Por, megjithatë, pavarësisht nga fakti se cili do të dalë si përfundim fitimtar në raundin e dytë të zgjedhjeve, konstatojmë  se lideri do të marrë në duart e veta drejtimin e një vendi të polarizuar nga ana sociale dhe politike. Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme, kufiri midis poleve mund të shihet pothuajse direkt: ai ka shprehi gjeografike.

Edhe kjo është një nga sfidat kryesore politike me të cilën do të përballet presidenti i ri, po e përsërisin edhe një herë, pavarësisht nga fakti se kush do të jetë ai. Mendohet se janë të pamjaftueshme argumentet e atyre të cilët konfirmojnë, se pavarësisht nga përfundimi i zgjedhjeve potenciali i "dy vendeve brenda kufijve të Ukrainës" është sosur, konsumuar dhe janë plotësisht të mundura ngjarjet, të cilat do të çojnë në shpërbërjen e Ukrainës sipas skenarit çekosllovak apo atij jugosllav. Tjetër punë është ajo, se përçarja e Ukrainës, si mallkim, si nëmë, që ndjek këmba-këmbës të gjitha përpjekjet për zhvillimin e ekonomisë apo konsolidimin e popullsisë, pengon formimin e plotë të kombit bashkëkohor politik ukrainas. Është tejet e rëndësishme edhe ajo, se kjo punë gjysmake, papërfundueshmëri, dualitet hedh një dritë mjaft të zymtë mbi problemin më akut të Ukrainës së ditëve tona - krizën ekonomike së cilës nuk i duket fundi, të rënduar edhe me borxhin e jashtëzakonisht të madh përpara instituteve financiare ndërkombëtare. Dhe ky është aktualisht problemi i parë dhe më kryesor sistemor ekonomik mbarëkombëtar nga zgjidhja e të cilit do të varet në një shkallë vendimtare fati politik i administratës së re ukrainase.

Një problem tjetër jo më pak i rëndësishëm janë divergjencat, kontradiktat ekonomike midis rajoneve. Rajonet donatorë, ndërsa këto janë, para së gjithash, qarqet lindore të Ukrainës ku është përqendruar gati plotësisht potenciali industrial dhe eksportues i vendit, ngulin këmbë në atë, që ti lënë vetes një pjesë më të madhe, krahasuar me atë të tanishmen, të zbritjeve tatimore. Kjo do tu lejojë atyre që nëpërmjet modernizimit të infrastrukturës dhe ekonomisë sociale të ndryshojnë në mënyrë të qenësishme situatën në tregun e punës, të aplikojnë teknologjitë e reja energjikursyese jashtëzakonisht të rëndësishme për Ukrainën e ditëve tona, të krijojnë kushtet për kalimin me etapa tek ekonomia me përdorimin e gjerë të shkencës. Federalizimi i marrëdhënieve ndërbuxhetore sipas modelit gjerman apo kanadez duhet të bëhet hapi i parë drejt marrjes së një mëvetësie më të madhe nga ana e rajoneve, para së gjithash, në veprimtarinë e jashtme ekonomike dhe atë kulturore. Dhe në qoftë se ky eksperiment do të japë rezultate serioze pozitive, ndërkohë që të gjitha llogaritë serioze ekonomike pikërisht për këtë dhe dëshmojnë, atëhere nuk të shtrohet për zgjidhje çështja që ka të bëjë me ndryshimin e organizimit të shtetit, me heqjen dorë nga modeli arkaik unitar.

Edhe një problem tjetër është saktësimi konstitucional i kompetencave, plotfuqishmërive të presidentit dhe kryeministrit. Duke qenë republikë parlamentare, në të cilën kompetencat kryesore të kryeministrit janë të krahasueshme me ato të kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Kanadasë, Ukraina aktualisht është, në fakt, njëkohësisht edhe republikë presidenciale, në të cilën mekanizmat e zgjedhjes dhe kompetencave të liderit të vendit kopjojnë pikë për pikë modelin presidencial francez. Kjo kontradiktë krejtësisht evidente frenon zhvillimin dhe nuk i shërben aspak forcimit të unitetit të vendit. Dhe lideri i ri ukrainas duhet të gjejë në vetvete burrërinë politike për ti propozuar shoqërisë ose modelin e ri të organizimit të shtetit, i cili ti përgjigjet në mënyrë më të plotë dhe më adekuate modelit aktualisht ekzistues parlamentar të shtetit, ose të ngrejë për zgjidhje nëpërmjet mekanizmave konstitucionale të referendumit çështjen që ka të bëjë me kalimin tek republika presidenciale. Lideri i ri ukrainas duhet të garantojë krijimin e një gjykate kushtetuese të autoritetshme e vlerëplotë, meqenëse vetëm ky organ në republikën parlamentare është i ngarkuar me të gjitha plotfuqishmëritë për zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve akute që lindin midis degëve të pushtetit.

Presidenti i ri ukrainas duhet të aktivizojë në shoqëri dhe brenda shtetit  kërkimin e idesë unifikuese mbarëkombëtare. Rezultatet e drejtimit të regjimit të Viktor Jushenkos dëshmojnë më së miri se animi nga anët e errëta të historisë, kërkimi i fajtorëve për të gjitha të këqiat e popullit ukrainas, "heroizimi" i bashkëpunëtorëve të nazizmit dhe gjithë atyre, të cilët nën parrullën e dyshimtë të luftës kundër bolshevizmit qëllonin mbi njerëzit e pafajshëm duke asgjesuar popullin e vet, që njehësohet me talljen e hapur ndaj së vërtetës historike, nuk janë kurrësesi ide bashkuese mbarëkombëtare. Përkundrazi, ato e përçajnë popullin dhe në vend të së ardhmes së përbashkët i propozojnë atij varreza të braktisura, të lëna pas dore me varre gjysëm të shkatërruara e të shpërndarë aty-këtu.

Kurse tani do të flasim mbi atë, që është më e mundshme, sipas mendimit tonë, dhe që siç na duket ne nuk do të ndodhë në kurrëfarë rrethanash gjatë kohës së drejtimit të presidentit të ri ukrainas

Sipas mendimit tonë, fillimisht nga ai do të rishikohet politika e Ukrainës ndaj Rusisë dhe shteteve të tjera të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura. Ukraina do të rivendosë pjesëmarrjen e saj në programet ekonomike dhe sociale të bashkësisë dhe në kushte të caktuara mund të fillojë edhe procesin e hyrjes në Bashkimin Doganor të Rusisë, Bjellorussisë dhe Kazakistanit. Është plotësisht i mundur gjithashtu aktivizimi i kontakteve politike dhe tekniko-ushtarake sipas linjës së Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv, pjesëmarrëse e së cilës Ukraina nuk është tani. Ia vlen të pritet gjithashtu, se me ardhjen në pushtet të presidentit të ri të ukrainës, të reduktohen në mënyrë të theksuar kontaktet në kuadrin e të ashtuquajturës GUAM (Organizatë rajonale kjo e krijuar në vitin 1997 nga republikat e Gjeorgjisë, Ukrainës, Azerbajxhanit dhe Moldavisë) dhe bashkimeve e aleancave të tjera ndërshtetërore, pjesëmarrja në të cilat nuk i shërben aspak rregullimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Është krejtësisht e qartë, se me ardhjen e presidentit të ri në pushtet do të mbyllet përfundimisht tema absurde e idesë së anëtarësimit të Ukrainës në NATO, që nuk ka kurrëfarë perspektivash reale politike, ekonomike dhe që hidhet poshtë nga shumica e shoqërisë ukrainase. Po ashtu është pak e besueshme, duke marrë parasysh mundësitë reale të ekomonisë aktuale ukrainase dhe lidhjet e saj me atë ruse, që lideri i ri ukrainas, në kundërshtim me arsyen e shëndoshë, të deklarojë mbi bashkimin e përshpejtuar me përmasa të plota me institutet e BE, të cilët deri tani nuk po mund të bluajnë Greqinë, një ndër vendet jo më të fundit në Europë, duhet thënë.

Konkluzonet tona nuk bazohen aspak në vetitë personale të çdonjërit prej  kandidatëve për president, megjithëse ato, pa dyshim, kanë një ndikim jo të vogël, por në atë logjikë të zhvillimit të shoqërive e cila lind natyrshëm kur i vëren ngjarjet nga një distancë e caktuar historike, politike dhe bile gjeografike.

Dhe, së fundi, mbi atë që nuk do të ndodhë në kurrëfarë mënyre gjatë drejtimit të presidentit të ri. Në ditët e kremtimit të Fitores sonë të madhe të përbashkët ne nuk do të shohim në rrugët e Kievit, Dnepropetrovskut, Harkovit, Sevastopolit, Vinnicës dhe Lvovit mitingje e marshime të ish bashkëpunëtorëve e këlyshëve të fashistëve, xhelatëve dhe ndëshkuesve të kampeve fashiste të përqendrimit, vetëm pamja e të cilëve përdhos kujtimin e miliona viktimave të fashizmit. Kujtimin e atyre që me armë në dorë luftuan për lirinë tonë të përbashkët.

Dhe e fundit. Këto ditët e fundit ithtarët e Julia Timoshenkos, po edhe vetë kryeministrja, gjithnjë e më shpesh po deklarojnë mbi mundësinë e mosnjohjes, mospranimit të zgjedhjeve, kërcënohen me aksione masive mosbindjeje dhe me dalje të reja në Mejdan. Thirrje të tilla provokuese, të cilat tingëllojnë nga goja e pushtetit aktualisht veprues dhe partitë kryesore sistemformuese, mund të krijojnë precedentin e rrezikshëm të përplasjeve, përleshje të dhunshme midis ithtarëve të pushteti dhe opozitës, përfundimi i të cilave është vështirë të parashikohet. Por një gjë është mëse e qartë, se gjatë një skenari të tillë të zhvillimit të ngjarjeve për kurrëfarë raundi të tretë as që mund të bëhet fare fjalë, meqenëse çdonjëri nga pretendentët është i gatshëm ta çojë punën e vet deri në fund. Kjo gjë do ta shtyjë në mënyrë të pashmangshme Ukrainën buzë shpërthimit të luftës civile, e cila i kërcënohet vendit me pasoja të paparashikueshme.

E megjithatë le të shpresojmë në variantin më të mirë të zhvillimit të ngjarjeve dhe se gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, në mënyrë të paqtë dhe në përpuuthje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Ukrainës. Ndërsa kjo do të thotë, se pas disa ditësh Rusia do të ketë një fqinje të re. Ne e kemi pritur këtë gjë plotë 5 vjet të gjatë. Le të bëjmë durim e ti përjetojmë këto disa ditë që kanë mbetur së bashku me popullin e Ukrainës, me presidentin e saj të ri.