0Moska shpreh shqetësimin  mbi planet e Uashingtonit për dislokimin e sistemit MAR në Rumani dhe po pret shpjegime nga ai, deklaruan në MPJ e Rusisë. Pozita principale e Moskës ndaj këtij problemi bazohet në atë, se si fillim është e domosdoshme arritja e vlerësimit të përbashkët të sfidave. "Në rast të lindjeve të kërcënimeve reale duhet të shikohen edhe metodat e përbashkëta ushtarako-teknike të reagimit". Për mbështetjen e paqes dhe stabilitetit në Europë janë të domosdoshme veprimet kolektive të mirëpeshuara, të bazuara mbi parimin e sigurisë së barabartë dhe të pandashme për të gjithë, pa përjashtim të asnjë shteti, vunë në dukje në ministri.