0Synimi i SHBA për dislokimin e sistemit të MAR në Rumani nuk do të ndikojë në afatet e nënshkrimit të Traktatit për ASO. Për këtë në OnAir e radiostacionit "Jehona e Moskës" deklaroi Përfaqësuesi i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin. Sipas fjalëve të tij, Rusia shpreson shumë të marrë nga SHBA "informacionin e saktë" për karakteristikat taktiko-teknike të antiraketave, "në mënyrë që të bindet, se këto sisteme nuk mund të kapin raketat e rënda balistike, të cilat ndodhen në armatimet e Federatës Ruse". Përfaqësuesi i përhershëm njoftoi, se Rusia ka ndër mend ta zgjidh këtë problem ekskluzivisht me metoda të dialogut politik dhe se nuk do të deklarojë, për shembull, mbi synimin e dislokimit të "Iskanderëve" në Moldavi si masë kundërpërgjigjeje.