Zëri i Rusisë  

 

Në Ukrainë gara parazgjedhore po shkon drejt përfundimit të saj logjik. Më 7 shkurt do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Ekspertët po "hedhin fall" se kush do të fitojë dhe pëpiqen të parashikojnë veprimet e kandidatit të dështuar në këtë garë. Analistët mendojnë, se në qoftë se njëri nga kandidatët do të marrë 6-7% vota më shumë, atëherë rivali i tij nuk do ti njohë rezulatet e votimit. Sigurisht, që do të fillojnë paditë gjyqësore, qortimet reciproke, thirrjet për protesta masive. Por, me sa duket, votuesve një skenar i tillë nuk i vjen fare për mide. Entuziazmi në Ukrainë nuk është aspak i ngjashëm me atë të pesë viteve më parë, ndan me ne vëzhgimet e veta korrespondentja jonë Svetllana Sergejevna. Ajo tregon, se Ukraina vazhdon të jetojë në rutinën e përditshme. Ndërsa ndaj pyetjes në lidhje me situatën e para zgjedhjeve dhe mendimin e tyre për to, shpeshherë tingëllon përgjigjia: ne jemi lodhur nga votimet pafund dhe pasiguria, duam të jetojmë pa tronditje politike. Presidentit të ri të Ukrainës do ti duhet të zgjidhë detyrën e vështirë në sferën ekonomike. Duke gjykuar nga fjalimet publike parazgjedhore të të dy kandidatëve fitues në raundin e parë, pozitat e tyre përkatësisht zgjidhjes së këtij problemi ndryshojnë në mënyrë të qenësishme. Me ndihmën e ekspertit do të analizojmë disa pluse e minuse të programeve ekonomike të Viktor Janukoviçit dhe Kryeministres aktuale Julia Timoshenko. Situata në ekonomi dhe në sferën buxhetore është tejet e vështirë. Dhe fajtor në këtë gjë është jo vetëm shpërthimi i papritur i krizës globale, por edhe problemet e brendshme serioze të lindura edhe në fushën e marrëdhënieve me Rusinë. Në veçanti, "marrëdhëniet energjetike midis Ukrainës dhe Rusisë duhen përsosur", shprehet i bindur eksperti amerikan për Rusinë dhe Euroazinë Ariel Kohen. Palët duhen në mënyrë më të përgjegjshme të plotësojnë detyrimet në lidhje me sigurimin e transitit të gazit nga Rusia në Ukrainë dhe nga Ukraina në Europën Perëndimore. Është e rëndësishme, që Ukraina të paguajë për gazin, mos t'ia vjedhë atë Rusisë dhe mos të pengojë furnizimet e gazit natyror nga vendruajtja. Një faktor jo më pak i rëndësishëm i zhvillimit të mëtejshëm të Ukrainës do të bëhet, sigurisht, edhe zgjidhja e problemeve me integrimin në Bashkimin Europian dhe në NATO. Çfarë drejtimi do të zgjedhë administrata ukrainase gjatë drejtimit së Presidentiti të ri? Momenti delikat i situatës së krijuar qëndron në faktin, se aktualisht Ukrainën, për shembull, për anëtarësim në Aleancë, në përgjithësi, nuk po e fton askush, vë në dukje politologu ukrainas Andrei Ermollajev: " Që vitin e kaluar autoritetet ukrainase morën një sinjal mjaft të qartë në lidhje me atë, se Ukrainën tani për tani nuk e pret askush në NATO. Dhe kjo gjë ka lidhje me mosgadishmërinë e Ukrainës për hyrjen në Aleancën veriatlantike. Kandidatja Timoshenko me shumë kujdes i shmanget kësaj teme, duke vënë theksin në anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian. Përsa i përket pozitës së kandidatit tjetër Viktor Janukoviç, ai u referua tek fakti, se që në vitin 1991 në referendum populli ukrainas u shpreh për ruajtje neutraliti. Pjesa dërrmuese e ekspertëve vënë në dukje, se Ukrainës i duhet të shfrytëzojë lidhjet e rregulluara në drejtimin lindor. Analistët theksojnë, se marrëdhëniet miqësore të Kievit me Moskën janë të rëndësishme për gjithë botën perëndimore".