0Rumania dha pëlqimin për vendosjen në territorin e vet të raketave interceptore të Mbrojtjes Antiraket (MAR) të SHBA-s, njoftoi të mërkurën Presidenti i vendit Traian Basescu. Ky vendim do të keqësojë marrëdhëniet e Bukureshtit me Brukselin dhe Moskën. Një mendim të tillë shprehu në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv rumun ish Ministri i mbrojtjes së Rumanisë Teodor Atanasiu. Ish Presidenti i Rumanisë Ion Iliesku, pyetjes së bërë nga gazetarët për komentimin e këtij vendimi, iu përgjigj, se ai do të ishte kundër kësaj gjëje. Më parë kandidatët kryesorë për dislokimin e elementeve tokësorë të sistemit të Mbrojtejes amerikane Antiraket ishin Polonia dhe Çekia. Sistemet amerikane të Mbrojtjes Antiraket, që planifikohet të vendosen në territorin e Rumanisë, do të dislokohen ndër të tjera edhe në Detin e Zi, deklaroi Ndihmësi i Sekretares amerikane të shtetit Philip Crowley. Ai vuri në dukje gjithashtu, se këto sisteme nuk drejtohen kundër Rusisë. Ato janë llogaritur për neutralizimin e rrezikut të mundshëm nga ana e Iranit.