0Përfaqësuesit e Komitetit Organizativ për zhvillimin e Olimpiadës dimërore në Sochi në vitin 2014 do të nisen për në Lojrat Olimpike në Vankuver. Nga Kanadaja ata kanë ndërmend të sjellin njohuri praktike në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e Lojrave Dimërore. Përveç kësaj, ata do ti njohin mysafirët e Olimpiadës së Vankuverit me kulturën ruse. Programi "Ditët e Sochi-2014 në Vankuver"  do të hapet më 10 shkurt me koncertin e orkestrës "Solistët e Moskës" nën drejtimin e Maestros së njohur mbarë borërisht Juri Bashmet. Gjatë kohës së ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike të vitit 2010 Kryebashkiaku i Vankuverit do t'ia dorëzojë flamurin olimpik qytetit Sochi.