0Presidenti Viktor Jushenko konfirmoi programin për vitin 2010 mbi përgatitjen e Ukrainës për hyrjen në NATO. Në dokument thuhet gjithashtu, se Ukraina këtë vit "do të ndërmarrë përpjekjet për fillimin e negociatave me Rusinë në lidhje me përcaktimin e mekanizmit të largimit të Flotës ruse të Detit të Zi nga Sevastopoli. Në Traktatin ndërqeveritar si afat i largimit të Flotës së Detit të Zi është përcaktuar viti 2017. Planifikohet aktivizimi i bashkëpunimit me Bjellorusinë, ndër të tjera në kuadrin e iniciativës së BE "Partneriteti Lindor", si edhe me Moladavinë.