0Tregu rus i financave është shumë i zhvilluar dhe mbart në vetvete rreziqe shumë më të pakta se sa mendohet zakonisht. Mosbesimi i investitorëve, sipas mendimit të Kreut të Shërbimit Federal për Tregjet Financiare (SHFTF) Vladimir Millovidovit lidhet me faktin se shumica "nuk e kupton deri në fund natyrën e amandamenteve legjislative, të cilat po realizohen kohët e fundit". SHFTF shprehet e gatshme për anulimin e kufizimeve të qarkullimit të letrave ruse me vlerë në bursat e huaja, vërtet, vetëm pas miratimit të ligjeve të domosdoshme, si edhe anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Ndërkombëtare të Rregulluesve të Tregjeve Financiare.