Zëri i Rusisë  

Një nga rezultatet e përsosjes së sistemit gjyqësor të Rusisë duhet të bëhet reduktimi i kërkesave të qytetarëve rusë drejtuar gjykatave ndërkombëtare, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të tij, krijimi i një drejtësie cilësore do të lejojë dhënien e ndihmës qytetarëve direkt brenda vendit. Bashkë me këtë Medvedievi vuri në dukje, se legjislacioni për gjykatat që vepron aktualisht, kryesisht, i përgjigjet detyrimeve ndërkombëtare të Rusisë dhe Kushtetutës së saj.