0Presidenti i Ukrainës Viktor Jushenko nënshkroi amendamentin në ligjin për zgjedhjet e kryetarit të shtetit. Ai anuloi normën në përputhje me të cilën mbledhja e komisioneve zgjedhore rezulton kompetente vetëm në atë rast, kur është prezent kuorumi prej 2/3 të përbërjes së tyre. Kandidatja për në postin e Presidentit të Ukrainës, Kryeministrja e Republikës Julia Timoshenko më parë deklaroi, se amendamentet në legjislacionin zgjedhor do të ndihmojnë Partinë e Rajoneve në organizimin e falsifikimeve të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në interes të kundërshtarit të saj Viktor Janukoviç.