Shkarko audiofailin

Kushdo që të fitojë zgjedhjet në Ukrainë, vetë ndryshimi i pushtetit në këtë vend do të thotë përmirësim i marrëdhënieve ruso-ukrainase në përgjithësi. Po ashtu si dhe stabilitet dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet midis vendeve në sferën e naftës dhe gazit, mendojnë ekspertët kryesorë rusë në fushën e kompleksit të energjetikës dhe lëndëve djegëse. Dalja e marrëdhënieve ruso-ukrainase në nivel të ri do ti lejojë Europës të marrë frymë lirisht dhe të mos i druhet ndonjë "skandali  të radhës në sferën e furnizimeve të gazit", të ngjashëm me atë që ndodhi një vit më parë. Një situatë e tillë duhet të përjashtohet plotësisht, mendon Genadi Shmal, Presidenti i Bashkimit të industrialistëve të naftës dhe gazit të Rusisë: "Jam mëse i bindur, se kushdo që të zgjidhet në postin e presidentit, do të gjejë variante dhe mundësi për rregullimin konstruktiv të marrëdhënieve tona. Problemi konsiston në  në atë, se duhet që të ulemi një herë rreth tryezës së bisedimeve dhe të merremi vesh me qëllim që të përpunojmë rregullat për shumë e shumë vite përpara. Ardhja e kujtdo qoftë prej dy kandidatëve në pushtet do të përmirësojë ndjeshëm marrëdhëniet tona me Ukrainën, në përgjithësi, dhe pa dyshim, edhe në kompleksin e naftës dhe gazit. E megjithatë, probleme në marrëdhëniet ruso-ukrainase për gazin ekzistojnë dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje medoemos. Sepse janë të lidhura ato jo vetëm me rregullimin e çmimeve të gazit, por edhe me modernizimin e sistemit transportues të gazit të Ukrainës. Në vitin 2009 vëllimi i pompimit të gazit rus nëpërmjet sistemit të transportit përbëri 75 miliardë metra kub, kurse në vitin 2010 ky tregues mund ti tejkalojë të 100 miliardët. Sipas njoftimit të mjeteve ukrainase të informimit masiv, ideja e ndërtimit të konsorciumit për drejtimin e sistemit Ukrainas të transportit të gazit me pjesëmarrjen e Gazprom-it mori vlerësime diametralisht të kundërta nga kandidatët pjesëmarrës të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të Ukrainës, Viktor Janukoviçi dhe Julia Timoshenko. I pari e mbështeti atë dhe premtoi në rast fitoreje në zgjedhjet e 7 shkurtit të lejojë krijimin e konsorciumit. Kandidatja e dytë deklaroi, se nuk do të lejojë krijimin e tij. Por sido që të jetë në të vërtetë, duhet thënë, se nga presidenti i ardhshëm ukrainas në shumë gjëra do të varet se cili do të jetë vektori energjetik i marrëdhënieve ruso-ukrainase. Dhe ruhet shpresa, se pas 7 shkurtit, kur të përfundojë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, administrata e re në Kiev do të ndjekë një kurs pragmatik dhe do ti lërë përpjekjet për shfrytëzimin e "gazit" ose ndonjë letre tjetër për gjithëfarë qëllimesh politike.