0Milioneri rus, pronari i Bankës Kombëtare të Rezervave Aleksandër Lebediev, është afër përfundimit të marrëveshjes për blerjen e gazetës britanike "Independent" dhe shtojcës së saj të përjavshme "Independent Sunday". Sipas njoftimeve të Internet-botimit "Gazeta.Ru", marrëveshja do të përfundojë këto dy javët e afërta. Këto botime faktikisht kanë falimentuar. Sipas vlerësimeve paraprake, humbjet e "Independent" vetëm për këtë vit përbëjnë rreth 10 milionë paund sterlina.