0Në Dagestan gjetën vdekjen 6 veta dhe 9 të tjerë u plagosën gjatë përplasjes së një autobusi pasagjerësh me automjetin e markës KAMAZ, në aksin rrugor Mahaçkalla-Astrahanj, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme. Aksidenti ndodhi 5 km larg fshatit Koçubej. Në autobus ndodheshin 19 veta, kurse në kamionin e markës KAMAZ 2 persona. Si rezultat i përplasjes 3 veta vdiqën në vend, kurse tre të tjerë gjatë rrugës për në spital.