0Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar që ra në Haiti më 12 janar i tejkaloi të 200 mijë vetat. Për këtë njoftoi Kryeministri i shtetit ishull Jan-Maks Belriv. Rreth 300 mijë veta të tjerë kanë pësuar trauma e dëmtime, u shkatërruan 250 mijë shtëpi. "Duke gjykuar nga shifrat, kjo është katastrofë e përmasave globale. Ky është numri më i madh i viktimave dhe dëmtimeve për gjithë këto 20-30 vitet e fundit", vuri në dukje Kryeministri, duke e krahasuar këtë fatkeqësi natyrore që ndodhi në Haiti me kataklizmat e tjera natyrore në botë.