Zëri i Rusisë  

Deklarata që bëri të hënën, më 1 shkurt, Zëvendësi i Sekretares amerikane të shtetit për çështjet e Europës dhe Euroazisë Philip Gordon, tingëlloi në bregun lindor të Atlantikut gati si rrufe në mes të ditës me diell. Sipas fjalëve të nëpunësit, Presidenti i SHBA-s Barak Obama nuk do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA-s, i cili do të zhvillohet në muajin maj të këtij viti në Madrid. Shkaku kryesor i kësaj konsiston në domosdoshmërinë për Kreun e Shtëpisë së Bardhë "që të përqendrohet në zgjidhjen e detyrave të brendshme". Vetëkuptohet, se një dush i ftohtë u bë vendimi i Obamës, para së gjithash, për vetë ekipin udhëheqës të "Europës së madhe". Ndodhi kështu, që po ditën e hënë, pra, më 1 shkurt, hyri në fuqi marrëveshja e lidhur midis BE dhe SHBA-s, në përputhje me të cilën shërbimet speciale amerikane në interes të luftës kundër terrorizmit do të marrin akses në informacionin që ka të bëjë me të gjitha operacionet bankare, ndërsa ato janë miliona, të cilat kryhen çdo ditë nëpërmjet kompanisë SWIFT me seli në Bruksel. Në fakt, duhet thënë, se amerikanët filluan shumë shpejt pa asnjë problem ti marrin këto të dhëna që pas akteve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001. Vërtet, fshehurazi, pa dijeninë e klientëve të kompanisë SWIFT. Kur të gjitha këto u zbuluan, skandalit vendosën ti venë kapak. Thjesht të ashtuquajturin server "pasqyrues", i cili kopjon të dhënat, e transferuan nga SHBA-s në Hollandë. Bashkëpunëtori i Institutit të Europës Aleksandër Strellkov në këtë mënyrë e vëren situatën e krijuar: "Amerikanët ngandonjëherë kërkojnë si shumë, kurse europianët nuk duan të ndajnë informacionin me ta, meqenëse ia kanë frikën asaj, se ata nuk do ti vlerësojnë më pas kësaj si partnerë të barabartë, thotë eksperti rus. - Aleatët duan të bëhen më të mëvetësishëm dhe të përcaktojnë më aktivisht rendin e ditës. Kjo situatë është karakteristike jo vetëm për SWIFT, por dhe, në tërësi, për gjithë sferën e marrëdhënieve reciproke midis Bashkimit Europian dhe SHBA-s", tha Aleksandër Strellkov. Sipas mendimit të tij, Europa për Obamën nuk është tani prioriteti kryesor. Ndërkohë që divergjencat e mosmarrëveshjet në sferat politike dhe ekonomike kanë ardhur duke u akumuluar që prej kohësh.