0Traktati për Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) mund të nënshkruhet në periudhën mars-prill, njoftoi Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Sergei Prihodko. Sipas fjalëve të tij, "teksti i dokumentit, kryesisht, është bashkërenditur dhe kanë mbetur vetëm mospërputhje joparimore". Prihodko mendon, se Traktatin për ASO presidentët e Rusisë dhe SHBA-s, përkatësisht Dimitri Medvediev dhe Barak Obama do ta nënshkruajnë në Pragë.