0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev u premton mbështetje sportistëve rusë pjesëmarrës të Olimpiadës në Vankuver. "Në qoftë se lindin probleme, do ti zgjidhim ato edhe në nivel politik, sepse sporti është jo vetëm sport, por edhe politikë", tha ai në takimin me Ministrin e sportit, turizmit dhe politikës së rinisë Vitali Mutko dhe Kreu i Komitetit Olompik i Federatës Ruse Leonid Tjagaçev. Medvediev nuk përjashtoi faktin, se do të shkojë në Vankuver, që të bëjë tifozllëk për sportistët rusë pjesëmarrës në Olimpiadë.