0Deputetët e Bllokut të Julia Timoshenkos bllokuan tribunën e Verhovnaja Rada-s (parlamenti). Midis përfaqësuesve të Bllokut të Julia Timoshenkos dhe Partisë së Rajoneve, që udhëhiqet nga Viktor Janukoviç, ndodhi një grindje. Këta të fundit kërkojnë anulimin e normës mbi kompetencën e komisionit zgjedhor, në qoftë se në të merr pjesë më pak se 2/3 e përbërjes së komisionit. Partia e Rajoneve druhet se ligji mund ti krijojë mundësinë ithtarëve të Kryeministres Julia Timoshenko për minimin e raundit të dytë të zgjedhjeve, që janë planifikuar të zhvillohen më 7 shkurt në Ukrainë.