Zëri i Rusisë  

Rusia është e gatshme për çdo dialog në lidhje me çështjet e sigurimit duke përfshirë dhe dialogun për armën taktike bërthamore në Europë, por nuk po mundet, si i thonë fjalës, të "trokasë në mendjet e partnerëve të vet". Për këtë njoftoi sot Kreu i MPJ-së të Federatës Ruse Sergei Lavrov duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas takimit të zhvilluar me homologun e vet norvegjez Jonas Gar Stere. Duke komentuar artikullin e paradokohshëm të krerëve të MPJ-ve të Polonisë dhe Suedisë, në të cilin ata i bënë thirrje Rusisë të heqë armën bërthamore nga kufijtë me Bashkimin Europian, Lavrov i vuri fort në dyshim qëllimet e mira të këtij  publikimi. Ai kujtoi, se kjo temë nuk u ngrit për diskutim gjatë kontakteve të drejtëpërdrejta midis ministrave .