0Vëllimi i shitjeve të prodhuesit kryesor rus të automobilave të tonazhit të rëndë KAMAZ u rrit në janar të këtij viti krahasuar me periudhën analogjike të vitit 2009 në më shumë se 60% dhe përbëri pothuajse 2 mijë makina. Siç shpjegoi Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Sergei Kogogin, një rritje e tillë e qenësishme shpjegohet me kërkesat e tregut. Udhëheqja e KAMAZ-it dhe liderët me të mëdhenj presin një rritje të mëtejshme në muajin shkurt, theksoi ai.