0Rusia do të mund të rikthehet tek vëllimi i parakrizës i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në nivelin 60-70 miliardë dollarë në këto 2-3 vitet e afërta, mendon Ministri i financave Aleksei Kudrin. Duke marrë fjalën në forumin me temë "Rusia 2010" në Moskë, ai kujtoi, se me fillimin e krizës vëllimi i investimeve të huaj në vend ra deri në 30 miliardë dollarë. Megjithatë, sipas fjalëve të Kudrinit, Rusia edhe pas krizës vazhdon të mbetet një vend mjaft atraktiv për investimet e huaja.