0Qeveria e Kazakistanit po fillon përpunimin e bazës juridike të Hapësirës Unike Ekonomike (HUE). Për formimin e saj deri më 1 janar të vitit 2012 qe deklaruar në dhjetor në Alma-Ata, në takimin e kryetarëve të shteteve të Bashkimit Doganor-Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit. Kryeministri i kësaj Republike Karim Masimov vuri në dukje, se me formimin e HUE, e cila parashikon qarkullimin e lirshëm të mallrave, shërbimeve, fuqisë punëtore dhe kapitalit, hapen perspektiva të reja për ekonomitë e këtyre tre vendeve. Ai, në veçanti, i kushtoi vëmendje rritjes së atraktivitetit investues në lidhje me zgjerimin e tregut të konsumit deri në 170 milionë veta.