0Kushdo që të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, do ti përmirësojë në mënyrë të pashmangshme marrëdhëniet e Kievit me Moskën. Për këtë flitet në pasqyrën e Agjencisë Consulting PBN kushtuar raundit të dytë të zgjedhjeve të 7 shkurtit në Ukrainë. Analistët kujtojnë, se të dy kandidatët për presidentë synojnë përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë, por në këtë mënyrë, kjo duhet të ekuilibrohet me integrimin më të ngushtë ekonomik në Bashkimin Europian. Ata mbështesin gjithashtu marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2009 mbi furnizimet e gazit rus në Ukrainë për një periudhë 10 vjeçare dhe dalin për bashkëpunimin e Ukrainës me NATO-n, thuhet në këtë pasqyrë.