0Përfaqësuesi i komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare Konstantin Kosaçov nuk vëren kurrëfarë logjike në kërkesën e krerëve të MPJ të Suedisë dhe Polonisë, përkatësisht Karl Bidt dhe Radosllav Sikorski, për zhvendosjen e armatimeve bërthamore taktike të Rusisë nga kufijtë me BE. Sipas mendimit të diplomatëve të huaj, të publikuar në gazetën The New York Times, arma bërthamore, në veçanti nuk duhet të dislokohet në qarkun e Kaliningradit dhe Gadishullin e Kolës . "Unë mendoj se kjo është iniciativë e palogjikshme. Rusia gjithmonë ka dalë për atë, se siguria europiane dhe ajo globale duhet të jetë unike dhe e pandarë", tha Kosaçov për "Interfaks" gjatë argumentimit të pozitës së vet.