0Monumenti për nder të heronjve gjeorgjianë, të cilët ranë në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të vendoset në Moskë në Kodrën Pokllonaja. Konkursi për të drejtën e ndërtimit të tij do të zhvillohet në periudhën mars-prill dhe do të jetë i hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë. Për këtë njoftoi Presidenti i Bashkimit të gjeorgjianëve në Rusi Mihaill Hubutija, duke komentuar përfundimet e mbledhjes së parë të punës për çëshjtjet e ndërtimit të përmendores, e cila u zhvillua në Moskë. Vendimi për ndërtimin e këtij monumenti u morr pas asaj, kur më 19 dhjetor me urdhër të autoriteteve gjeorgjiane u hodh në erë monumenti i heronjve të Luftës në Kutaisi.