0Autoritetet e Abkhazisë e vlerësojnë strategjinë gjeorgjiane ndaj Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut si plan për rikthimin e këtyre republikave në përbërjen e Gjeorgjisë. Sipas fjalëve të Kreut të MPJ të Abkhazisë Sergei Shamba, strategjinë përkatëse udhëheqja e Gjeorgjisë e konfimoi javën e kaluar. Këtë dokument përfaqësuesit e Gjeorgjisë u përpoqën t'ia dorëzonin delegacionit abkhazian që gjatë diskutimeve të Gjenevës më 28 janar, por përfaqësuesit e Abkhazisë refuzuan të njihen me dokumentin, njoftoi Shamba. Më parë Presidenti i Abkhazisë Sergei Bagapsh deklaroi se ka ndërmend të rreptësojë regjimin në kufirin gjeorgjiano-abkhazian.