0Rusi Aleksandër Oveçkin u shpall lojtari më i mirë i janarit në Ligën Kombëtare të Hokeit (LKH) të SHBA-s dhe Kanadasë. Muajin që kaloi sportisti realizoi 9 gola në portën e kundërshtarëve dhe ndihmoi në shënimin e 17 golave të tjerë. Aleksandër Oveçkin luan si sulmues në klubin amerikan "Washington Capitals" dhe në skuadrën përfaqësuese Olimpike të hokeit të Rusisë. Në vendin e  dytë dhe të tretë të rejtingut të yjeve të hokeit për muajin janar në LKH janë shpallur përkatësisht sulmuesi suedez Henrik Sedin i "Vancuver"-it dhe portjeri i "Florida" çeku Tomash Vokoun.