0Në Paris u hap forumi ndërkombëtar "Global Zero" për çarmatimin e plotë bërthamor. Në të marrin pjesë afro 200 liderë politikë dhe shoqërorë, studiues dhe diplomatë. Iniciatorët e lëvizjes "Global Zero" i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar për përfundimin e marrëveshjes, e cila rishikon likujdimin e plotë të armës bërthamore aty nga vitit 2030. Në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve të samitit, Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev konfirmoi, se Moska synon të bëjë të pamundurën për arritjen e suksesit në negociatat me SHBA-në në lidhje me Traktatin e ri për reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive.