0Në rrugën hekurudhore në Shën Peterburg, në mëngjes herët shpërtheu një mekanizëm eksploziv me fuqi 200-400 gramë në ekuivalent tritoli. Si rezultat, u plagos një bashkëpunëtor i Rrugëve Hekurudhore të Rusisë. Në lidhje me këtë shpërthim u ngrit çështje penale. Si  një nga versionet e tij shikohet sulmi terrorist. Në vendngjarje po punon grupi opertivo-hetimor, i cili po përcakton rrethanat dhe motivet e kryerjes së krimit. Janë ngritur 2 çështje penale sipas faktit "Ruajtje e paligjshme dhe trafikim armësh" dhe mbi bazë të nenit 205 të Kodit Penal "Terrorizëm".