MPJ e Ukrainës ndryshoi politikën në marrëdhëniet me Moskën. "Numri i notave të protestës dhe deklaratave publike, të cilat lëkundin varkën e marrëdhënieve ruso-ukrainase, u reduktua disa herë", për këtë deklaroi Ministri i MPJ së Ukrainës Pjotër Poroshenko. Ai vuri në dukje, se me ardhjen e Ambasadorit të ri të Rusisë Mihail Zurabov potenciali i bashkëpunimit të të dy vendeve u rrit qenësishëm. Poroshenko e përshëndeti rifillimin e dialogut me Rusinë në lidhje me demarkacionin dhe përcaktimin e kufijëve. Përsa i përket problemit të qendrimit të Flotës së Detit të Zi të Rusisë në Krime, ministri propozoi zgjidhjen e tij në regjim "hap pas hapi".