0Viktima të sulmit terrorist në Bagdad, të organizuar nga një terroriste kamikaze, u bënë 54 veta. Ndër të vrarët ishin 18 gra dhe 12 fëmijë. Kurse 117 të tjerë u plagosën. Kamikazja e hodhi veten në erë në mes të grumbullit të pilgrimëve sheitë, të cilët po shkonin në qytetin Kerbel. Në Kerbel tashmë janë ndërmarrë masa të larta sigurimi. Atje janë vendosur afro 15 mijë bashkëpunëtorë të organve të ruajtjes së rendit, ndërsa në kulmin e ceremonive të përmortshme numri i tyre supozohet të rritet deri në 25 mijë.