0MPJ e Rusisë hedh poshtë protestën e Tokios në lidhje me hapjen e zjarrit në ujërat ruse mbi dy peshkarexha japoneze skuner. Këtë demarsh në MPJ e Rusisë e quajtën si të paargumentuar dhe të papranueshme. "Është më se e qartë, se shkak për protestë ka pikërisht pala ruse", thuhet në deklaratën e përhapur. Më 30 janar kufitarët rusë hapën zjarr mbi anijet e peshkimit (skuner) "Taka Maru" dhe "Kiomi Maru", të cilat hynë në ujërat territoriale ruse. Ata nuk reaguan ndaj radiosinjaleve dhe zjarrit paralajmërues.