Rusia dhe Venezuela nënshkruan marrëveshjen për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta për përvetësimin e vendburimit të naftës "Hunin-6". Dokumenti u nënshkrua gjatë takimit në Moskë të Kryeministrit të Federatës Ruse Vladimir Putin me Ministrin e energjetikës dhe naftës të Venezuelës Rafael Ramires. Sipas fjalëve të Putinit, konsorciumi i kompanive ruse të naftës do të jetë gati të transferojë bonusin prej 600 milionë dollarësh menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes nga parlamenti i Venezuelës.