0Marinarët ukrainas, të cilët u arrestuan disa muaj më parë nga autoritetet  e Republikës Demokratike të Kongos, u kthyen në atdhe, njoftoi MPJ e Federatës Ruse. Më 30 janar gjykata e qytetit Kinshas u dha pafajësinë tetë marinarëve ukrainas të ekuipazhit të anijes "Island of  luck". Një nga marinarët ka edhe shtetësi ruse. Ata akuzoheshin për vrasjen dhe tentativë vrasjeje të shtetasve kongolezë, të cilët patën hyrë ilegalisht në bordin e anijes.