0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev shpreson, se problemi i strehimit në Rusi këtë vit do të zgjidhet. Medvediev konstatoi, se ai, si dhe më parë, "vazhdon të mbetet një nga më të mprehtit në vend" dhe kërkoi përshpejtimin e punës për dhënien e tokave që shfrytëzohen jo sipas destinacionit për ndërtimin e banesave. Presidenti kujtoi, se më parë u shtrua për zgjidhje detyra që së bashku me rajonet të evidentoheshin sipërfaqe të tilla toke. "Ne kemi edhe struktura federale, të cilat gjithashtu duhen "shkundur", deklaroi ai në takimin me Kreun e Fondit Federal të bashkëpunimit për zhvillimin e ndërtimit të banesave Aleksandër Braverman. Dimitri Medvediev saktësoi, se në këtë fond hyjnë një pjesë e ministrive dhe disa organizata, që gëzojnë statusin shoqëroro-shtetëror. Ata kanë në zotërim sipërfaqe të mëdha tokash, të cilat nuk i përdorin. Po sot, Dimitri Medvediev aprovoi edhe Doktrinën e sigurimit ushqimor të Rusisë, njoftoi shërbimi informativ i Kremlinit. Në dekretin e nënshkruar nga ai vihet në dukje, se kjo është bërë me qëllim të realizimit të politikës ekonomike shtetërore të drejtuar për garantimin e sigurt të popullsisë me produkte ushqimore, reagimin operativ ndaj kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme të tregut, pjesëmarrjen efektive në bashkëpunimin ndërkombëtar në sferën e sigurisë ushqimore. Me këtë dekret Kryetari i shtetit i ngarkoi qeverisë gjithashtu përpilimin e planit të aktiviteteve për realizimin e kësaj Doktrine.