0Ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Francës në Ukrainë shprehën besimin, se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale të 7 shkurtit do të zhvillohet në mënyrë demokratike. "Është shumë e rëndësishme që raundi tjetër, i dytë i zgjedhjeve të zhvillohet në mënyrë absolutisht të ndershme", tha Ambasadori i Gjermanisë Hans-Jurgen Hajmzet. Ambasadori i Polonisë Jazek Kluçkovskij në lidhje më këtë shtoi: "Ne do të donim që partnerët tanë ukrainas të kuptonin se zgjedhja europiane nuk është vetëm zgjedhje gjeopolitike, por dhe zgjedhje e civilizuar". Ambasadori i Francës Zhak For mendon, se " Çdo Presidenti të ri do ti duhet të demonstrojë aftësinë dhe efektivitetin e punës së vet, në qoftë se ai dëshiron, që Ukraina të afrohet me BE-në. Është e pamundur që vetëm me rrugë negociatash të afrohesh me BE-në. Ukrainës i duhet ndryshime."