10 qytetarë të SHBA-s, të cilët u përpoqën të nxjerrin nga Haiti më tepër se 30 fëmijë, do të dalin përpara gjyqit në Port-au-Prince. Amerikanët u arrestua në vigjilje, në kufirin me Republikën Domenikane, në momentin kur po përpiqeshin të nxirrnin nga vendi një grup të madh fëmijësh të vegjël pa patur dokumente përkatëse shoqëruse. Në organizatat humanitare të Haitit deklaruan, se shumica e fëmijëve, të cilët tentuan ti nxjerrin nga vendi, kanë të afërm, të cilët kanë mbijetur pas tërmetit shkatërrimtar që ra në këtë ishull.