SHBA-s po fillojnë të vendosin komplekset e veta raketore zenit "Patriot" në vendet e Gjiri Persik për mbrojtjen e aleatëve nga sulmet e mundshme nga ana e Iranit, njoftoi gazeta "The Guardian". SHBA-s po dislokojnë komplekset e Mbrojtjes Antiraket në Katar, Bahrein, Kuvait dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Përveç kësaj, në ujërat e Gjirit Persik ndodhen dy anije të afta për asgjesimin e raketave iraniane. Uashingtoni po u jep gjithashtu ndihmë autoriteteve të Arabisë Saudite për forcimin e mbrojtjes së platformave naftënxjerrëse në det.