Vladimir Putin i dërgoi Patriarkut Kirill një telegram urimi me rastin e 1 vjetorit të intronizimit të tij. Kryetari i qeverisë mendon, se për vitin e parë të drejtimit të Kishës Orthodhokse Ruse Patriarku arriti të forcojë unitetin e Kishës dhe Shtetit. Vetë Patriarku i Moskës dhe Gjithë Rusisë Kirill e quajti vitin e parë të shërbimit të tij vit të "trazirave shpirtërore". Ndër ngjarjet më të rëndësishme të vitit ai përmendi vendimin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev për të sanksionuar në shkollat e vendit mësimdhënien e fesë dhe etikës laike si dhe themelimin e institutit të klerit ushtarak. Më 1 shkurt Patriarku Kirill zhvilloi një meshë solemne në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, në të cilën mori pjesë edhe Presidenti Dimitri Medvediev me bashkëshorten e tij.